TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 9 Korrik 2023, 13:59

Përlotet Julian Deda: Babain e futën në spital psikiatrik

Shkruar nga Pamfleti

Përlotet Julian Deda: Babain e futën në spital psikiatrik

Aktori Julian Deda, i ftuar në “S’e Luan Topi”, ka bërë një rrëfim emocional për sfidat para viteve ’90-të tw njeriut të tij të shtrenjtë, të atit Zef Deda, kur ai pati një problem shëndetësor me këmbën.

I pyetur nga gazetarja Erjona Rusi rreth kësaj çështjeje, Juli tregon se megjithëse vuante nga këmba, regjimi monist i asokohe e trajtoi Zef Dedën me medikamente për të sëmurë psikik, nga frika se mos arratisej jashtë vendit.

“Më herët kam qenë 5 apo 6 vjeç, sepse nuk e mbaj mend mirë… Im atë u sëmur dhe rrinte shumë në shtëpi, nuk doli më në televizor për një vit, pastaj iku me kurime jashtë: njëherë në Vjenë dhe më pas në Hungari. Ne ishim vetëm me mamin.

Mendja na rrinte gjithmonë atje dhe kjo ishte periudha më e vështirë e jetës sonë sepse ai dëmtim që kishte në këmbë, në atë kohë nuk mund të bëhej në Shqipëri dhe mund t’i merrte edhe jetën.

Konjukturat e asokohe e çuan në spital, madje e kuruan edhe për të sëmur psikik sepse thoshin që “ky bën kështu sepse do të dalë jashtë shtetit. Do të arratiset ky aktori dhe shtiret sikur i dhemb këmba”. Ata mendonin se donte të ikte, pasi problemi që kishte në këmbë ishte ende i panjohur e i pakurueshëm për mjekësinë këtu te ne.

Në fakt ai kishte thjesht këmbën dhe e nisën atëherë jashtë vendit kur e panë që nuk doli në televizor natën e Vitit të Ri. Dhe po të mos dilje në televizor natën e Vitit të Ri, për një aktor, kishe probleme.

Kur nuk doli u shqetësua Byroja politike. Thanë: ‘po ku është ky aktori?’ Sepse atëherë nuk ishte si tani që mund të mos dalësh nga 4 vite në skenë dhe s’kujtohet njeri për ty. Atëherë kujtoheshin.

Pyetën ‘ku është ky?’ Dhe u thanë që është keq nga këmba në shtëpi. Pastaj e dërguan në Hungari dhe madje edhe atje me diagnozën ‘i sëmurë psiqik’, derisa mjekët e vunë re vetë se çfarë kishte dhe e kuruan”- tha Jul Deda.

julian deda zef deda spital psikiatrik

Lini një Përgjigje