TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 9 Korrik 2023, 18:51

Efi Dhedhes përfshihet në dramën mes Luizit dhe Deas: Kur flet shumë bën dhe gabime

Shkruar nga Pamfleti

Efi Dhedhes përfshihet në dramën mes Luizit dhe Deas: Kur flet

Ish-banorja e “BBV2” Efi Dhedhes është bërë pjesë e dramës së krijuar mes Luizit dhe Deas. Ofendimi i Luizit ndaj kësaj të fundit krijoi reagime të shumta në rrjet.

Pas tij reagoi edhe Dea në një postim në “InstaStory”, duke e quajtur turp atë që bëri Luizi. Ajo thotë se nuk do flasë shumë se mund të bëjë gabime, duke iu referuar në mënyrë indirekte deklaratës së Luizit.

“Erdha edhe unë. Çfarë të them tani? Se kur flet edhe shumë bën dhe gabime”, shkruan Efi.

Gjatë një debati në “Big Brother VIP”, Dea Mishel e quajti Luizin provincial. Deklaratë që duket se atij i ka mbetur në mendje dhe mbrëmjen e djeshme e ka kujtuar gjatë një koncerti në Shkodër.

Luizi tha përpara të pranishmëve se Shkodra nuk ishte provincë, më pas ai bashkë me të pranishmit këndon: “O Lulija jonë me limona”.

Videoja ka shkaktuar goxha polemika në rrjet teksa nuk ka munguar as një reagim nga Dea, e cila e quan Luizin mosmirënjohës duke përmendur se ajo nuk e paditi kur ai e kërcënoi në “Big Brother”.

luiz dea efi dhedhes

Lini një Përgjigje