TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle10 Korrik 2023, 09:13

Fjolla Morina e paralajmëroi në intervistën e para pak kohëve: Duan të më fusin në spital psikiatrik

Shkruar nga Pamfleti

Fjolla Morina e paralajmëroi në intervistën e para pak

Duket se jo gjithçka që Fjolla Morina ka deklaruar në rrjetet sociale ka qenë trill. Në një intervistë për “Prive”, ajo thekson se Fisnik Syla dhe Durim Keçi kanë dashur që ajo të përfundojë në spital psikiatrik.

“Janë mundu me më nxjerr në mënyrën që unë s’jam mirë. Kanë dashur që unë të shkoj në doktor, që të humb të vërtetën. Këta njerëz kanë punu pas shpine që unë të dështoj”– vijon Fjolla akuzat e saj.

E më tej, ajo thotë se nëse i ndodh diçka, do jetë motra e saj ajo e cila do bëjë denoncimin.

“Nëse më ndodh diçka,...te ambasada amerikane. Unë kam motrën në Amerikë, ajo do bëjë denoncimin”.

Kujtojmë se prej disa ditësh u bë e ditur se Fjolla është shtruar në spital psikiatrik, ndaj me shumë gjasa intervista për “Prive” do jetë realizuar ditë më parë. Kjo tregon se Fjolla i ka parandjerë gjërat dhe jo gjithçka që ka thënë ishte një trill, pasi intervista duket një paralajmërim i asaj që këngëtares i ndodhi vërtet më vonë.

Prej disa kohësh Fjolla është shfaqur në një gjendje jo të mirë në rrjetet sociale, duke akuzuar persona të ndryshëm si kriminelë dhe vrasës. Kjo ka bërë që e ëma e këngëtares të kërkojë ndihmë mjekësore për të bijën, pasi rrezikohej edhe vajza e vogël e Fjollës.

fjolla morina paralajmerim

Lini një Përgjigje