TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 6 Maj 2023, 13:05

Kristi këshillon Luizin: Mos bëj prioritet Kiarën, por veten!

Shkruar nga Pamfleti

Kristi këshillon Luizin: Mos bëj prioritet Kiarën, por veten!

Dy finalistët e Big Brother Vip 2, Kristi dhe Luizi kanë zhvilluar një bisedë disi tipike djemsh mes njëri-tjetrit.

Kësaj radhe Kristi dhe Luizi zhvilluan një dialog lidhur me dashurinë.

Teksa ndodheshin në dhomën e gjumit, Kristi këshillon Luizin për atë që e pret jashtë me Kiarën. Ai i foli për mënyrën se si i sheh gjërat dhe këshilloi Luizin të ketë veten prioritet.

“Prioritizo veten, jo dashurinë. Se tani duket çdo gjë bukur, po të pret, do rrini por ajo periudhë nuk do zgjasë gjatë”, janë disa nga fjalët e Kristit që po i thoshte se duhet t'i marrë gjërat me avash, të vendosë veten të parin për të rregulluar jetën e tij jo vetëm Kiarën.

“Ajo ndjenja “hight”, zgjat 4-5 muaj, pastaj futet rutina. Shiko veten, punën, shoqërinë… prandaj të them prioritizo veten fillimisht.”, tha ndër të tjera Krisit.

Kujtojmë se mbrëmjen e sotme është finalja e Big Brother Vip 2, ku Luizi, Efi, Kristi dhe Dea janë 4 konkurentët të cilët garojnë për çmimin e madh.

kristi luizi kiara prioritet

Lini një Përgjigje