TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 5 Maj 2023, 17:37

Festa e beqarisë së Luizit/ Kristi flet për kërcimet hot dhe puthjen me balerinën: Nuk e putha unë, ajo mu afrua

Shkruar nga Pamfleti

Festa e beqarisë së Luizit/ Kristi flet për kërcimet hot dhe

Mbrëmjen e djeshme Big Brother Vip ka vendosur që Luizi të festojë festë e tij të beqarisë, e cila solli kërcime, batuta dhe shumë të qeshura.

Bashkë me Luizin do të festonin edhe të gjithë çunat ish-konkurentë të cilët u rifutën në shtëpi.

Duhet thënë që ai që e shijoi më shumë ishte Kristi i cili pas kërcimeve “hot” me vajzat ka shkëmbyer edhe një puthje me njërën nga balerinat.

Në një bisedë sot me Deamishel teksa diskutonin për atmosferën dhe gjithçka tjetër Kristi e mohoi ta ketë puthur balerinën. Me të qeshura tregonte se si ajo i kërcente afër dhe ai ishte ndier i tunduar.

Dea: Vetëm ti u puthe të tjerët vetëm kërcyen.

Kristi: Nuk e putha une se nuk ndodhi ndonjë gjë, isha unë duke kërcyer me këtë gocën dhe ajo u kthye dhe po bënte si twerk po ajo nuk e mbante dot balancën e trupit.

Festa e beqarisë së Luizit/ Kristi flet për kërcimet hot dhe

luizi kristi puthje balerine

Lini një Përgjigje