
Moderatorja Roza Lati, ka ndarë sërish një rrëfim mjaft personal në Big Brother VIP, ku ka treguar se ka tentuar të mbesë shtatzënë gjatë një lidhjeje që ka pasur, pasi e ka konsideruar partnerin në krah si personin e jetës dhe ka dashur të ndërtojnë familje me të.
Ajo rrëfeu gjatë një bisede me Erjola Doçin se është përpjekur aq shumë të mbeste shtatzënë, sa ka marrë edhe ilaçe, por fëmija nuk erdhi në jetë.
Por për këtë situatë Roza tregoi se ishte e lumtur sepse u nda me këtë person, pasi sipas saj, partneri ishte një njeri shumë i kamufluar.
“Kam patur lidhje që e kam menduar si personin e jetës, kam tentuar dhe të krijoj një familje me të dhe çuditërisht nuk kam ngelur dot shtatzënë. S’e kuptoja pse nuk ngelja, mora dhe acid folik që të ngelja me personin dhe nuk ngela dot dhe unë u ndava nga ai dhe kuptova që nuk ishte risk sepse ishte shumë i kamufluar si njeri, nuk ishte vetvetja.
Mbrapa, pas disa muajve ndodhi incidenti që unë kisha ngelur. Nga ana njëra anë shumë mirë se kuptova që qenkam pjellore e para, se thashë mosha, ku di unë, 35 mbase nuk janë me vezoret, çfarë nuk më shkonte në mendje. Por historia që kisha serioze, kam tentuar realisht të krijimin diçka bashkë, por si përfundim u ndava nga ai. Sa mirë që nuk i hymë asaj valleje sepse ishte shumë i kamufluar. Mbrapa ndodhi aksidentalisht me personin e gabuar.
Ndërkohë që unë mendoja që nuk mundem, nuk e bëkam dot, do na duheshin këto stimulimet e tjera të jashtme. Ishte një pakujdesi dhe heqje dore nga ana ime, hë se unë nuk ngel. Aty ndodhi. Shyqyr Zotit nuk qenka problemi im, qenkam pjellore”, tha moderatorja.
Lini një Përgjigje