
Historia e Bes Kallakut me Xhensilën ka përfunduar tanimë në proces divorci.
Përveç syrit kritik të ndjekësve të tyre dhe mediave, ata historinë e tyre po e shpalosin edhe në projekte të tyre muzikore.
Së fundmi Besi ka publikuar këngën e re me titull “Intrigante”, ku një sekuecë e tij thotë “Zemra do mi nisësh 1000 paund se e kam mamin sëmurë, e kam në spital”.
Kjo pjesë bëri të gjithë të rikujtojnë intervistën e Bes Kallakut, gjashtë vite më parë kur tregoi se ai është kujdesur për nënën e sëmurë të Xhensilës.
“Rastisi që mami i Xhensilës ishte sëmurë dhe e çova unë, u mora me kurimin e mamasë së saj dhe aty kam bërë Xhensilën për vete. Pas disa ditësh nëna e Xhensilës do bënte një operacion dhe duhej gjak. Xhensila ishte 17 vjeç dhe u nis të dhuronte gjak. I thashë nuk ke për të dhënë gjak ti, se do jap vetë. Kam dhënë gjak për vjehrrën. Kaluan 6 muaj, u sëmur prap, dhash gjak për herë të dytë. Dhe më merr një shoku im në telefon dhe më pyeti: Ç’po bën? I thash po jap gjak për vjehrrën dhe ai më tha: Ta piu gjakun vjehrra. Dhe herën e dytë që kam dhënë gjak është ngritur në këmbë mami Xhensilës dhe filloi të kërcente sepse unë kisha dy ditë që pija alkool dhe dha efektin. Nëse deri dje e kam falenderuar Nard Ndokën me shaka, sot e falenderoj publikisht tsepse ishte shkaku i takimit tim me Xhensilën”, tha aktori i humorit asokohe.
Një varg tjetër i këngës është “Nuk je tipi jem, ca me bo se ngela mren”
A mendoni se këtë situatë po e shfrytëzojnë për vëmendje, apo vërtet hatërmbetja mes ish-çiftit kalon çdo nivel?!
Lini një Përgjigje