TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle13 Janar 2025, 14:55

Jozi dhe G Bani bullizojnë Gjestin, i përmendin familjen dhe e ofendojnë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Jozi dhe G Bani bullizojnë Gjestin, i përmendin familjen dhe e

Gjesti, një nga banorët më të aktivë në Big Brother VIP, ka vazhduar të përballet me tensione të forta në shtëpi. Së fundmi, ai ka pasur një përplasje të ashpër me Jozin dhe G Banin, ku ky i fundit e priti menjëherë që në hyrje.

Gjatë një momenti të tensionuar, G Bani përmendi edhe familjarët e Gjestit, duke e ofenduar atë dhe përmendur emrat e nënës dhe motrës së tij, duke krijuar një situatë edhe më të ndërlikuar.

Në përgjigje, Gjesti, i cili ka pasur një qëndrim të qetë përballë ofendimeve, i hodhi ujë në kokë G Banit, duke intensifikuar situatën. Më pas, reperi e ndoqi, dhe përplasi kokën me të, duke bërë që tensioni të përshkallëzonte edhe më tej.

Disa nga veprimet e G Banit janë konsideruar si bullizim nga ndjekësit, por mbetet për t’u parë se si do të trajtohen këto sjellje nga ana e produksionit të spektaklit. Tensionet mes banorëve po bëhen gjithnjë e më të dukshme dhe pritet të sjellin edhe përplasje të tjera.

Veprimi i G Banit dhe Jozit është kritikuar edhe nga personazhë të njohur, si Dafina Zeqiri, Fifi apo Vesa Luma, të cilat kanë mbajtur anën e Gjestit dhe i kanë quajtur veprimet e dy banorëve si bullizim ndaj tij.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

gjesti g bani dhe jozi

Lini një Përgjigje