
Gloria Meshi, e dashura e Deni Selimllarit ka përgënjeshtruar lajmin e përhapur në media dhe portale këtë të diel, se djali i Valbona Selimllarit është arrestuar nga Policia.
Ajo ka reaguar në rrjetet sociale duke thënë se lajmi është një shpifje.
Ja reagimi i Glorias:
Përgënjeshtrim
Në një kohë kur media duhet të jetë shembull i së vërtetës, disa portale zgjedhin të shpifin për klikime dhe perfitime financiare. Publikimi i lajmeve te rreme dhe te pabazuara është një akt i ulët dhe i pamoralshëm që synon demtimin e reputacionit të njerezve.
Këto shpifje nuk janë asgjë tjetër veçse tentative per gjobevënie dhe sensacione te paverteta.
I ftoj te gjithë të mos bien pre e këtyre portaleve dhe të qëndrojnë në mbrojtje të së vërtetës.
E vërteta gjithmonë triumfon mbi shpifjet!

Mesa duket, Gloria, ka dashur të përgënjeshtrojë njoftimin e policisë dhe jo mediat. Pasi këto të fundit janë bazuar në një njoftim zyrtar, thjeksojmë: zyrtar policie. Për t’i hapur pak ‘sytë’ Glorias, po e ripostojmë edhe një herë njoftimin e policisë, në mënyrë që modelja të kuptojë më qartë se për çfarë bëhet fjalë.
Njoftimi i policisë:
Vodhën gjatë natës një banesë, falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta e profesionale të shërbimeve të Policisë, identifikohen dy autorët e dyshuar të vjedhjes.
Policia e Kavajës në bashkëpunim e Policinë e Tiranës kap dhe vë në pranga njërin prej autorëve të dyshuar dhe shpall në kërkim autorin kryesore të vjedhjes.
Në pranga dhe shoku i tyre që ju gjetën në banesë sendet e vjedhura dhe një sasi lënde narkotike.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, me marrjen njoftim për një rast vjedhje në një banesë në Qerret Kavajë, menjëherë kanë organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Si rezultat i reagimit në kohë dhe veprimeve profesionale të kryera u bë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar të cilët kishin vjedhur në banesën e shtetasit K.S, bizhuturi të ndryshme dhe një shumë parash.
Në vijim të veprimeve në bashkëpunim me Policinë e Tiranës u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit A. Gj., 20 vjeç, banues në Tiranë. Si dhe shpallet në kërkim shtetasi A. K., 22 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar si autori kryesor i vjedhjes.
Po ne vijim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit D. S., 21 vjeç, pasi policia gjeti në banesën e tij sendet e vjedhura dhe një sasi prej 203 gramë lëndë narkotike kanabis cili ka deklaruar se i ka lanë shtetasi A.K, i cili është shpallur në kërkim.
Materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.”
Lini një Përgjigje