TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle10 Prill 2025, 11:56

Jozi debaton me Eglin për takimin me Olsin: Kështu je ti, e pacipë

Shkruar nga Pamfleti

Jozi debaton me Eglin për takimin me Olsin: Kështu je ti, e

Pasditen e djeshme në “Big Brother VIP 4” është ndezur një debat i ashpër mes Eglit dhe Jozit.

Jozi duket se e ka kritikuar Eglin për disa detaje gjatë takimit që ajo pati me ishin e saj, Olsi Bylykun.

Jozi i vuri në dukje se ajo i foli me ‘kunja’ ish-të dashurit të saj.

Por kjo e fundit i është kundërpërgjigjur banorit se ato çfarë ajo ka thënë gjatë takimit, nuk kanë qenë kunja por të vërteta.

Jozi: Dy kunja ia hodhe.

Egli: Nuk janë kunja, janë të vërteta.

Jozi: Kunja janë.

Egli: Ma ndjen këtu me e thënë se kam dy vite e ca pa e pare.

Jozi: Janë kunja.

Egli: A e kuptove ti?

Jozi: Po, shumë mirë.

Egli: Faleminderit, më vjen mirë. Nëse i ke marrë si kunja më vjen mirë, po jam e vetëdijshme për çfarë nxjerr nga goja.

Jozi: Edhe ditën që erdhi me të respektuar, prapë i hodhe kunja se kështu je ti, nuk ke cipë ti, e ke lënë cipën jashtë.

Egli: Respektin e kam patur 10 herë më të madh dhe mund të nxjerr nga goja ça të dua unë. Ti shiko ça nxjerr vetë nga goja se unë mbaj përgjegjësi për të miat.

Jozi: Jo shqetësohu ti ça nxore për një krahinë nderi.

Egli: Tani vazhdo e merru me ish-partnerin tim, këto 3 ditë atë bëj.

Jozi: Nuk merrem me atë, merrem me ofendimet, pisllëqet që ke nxjerrë prej goje ti dhe shembullin më të lodhur që ke dhënë ti në këtë shtëpi.

jozi egli e pacipe

Lini një Përgjigje