
Sado i koklavitur të jetë marrëdhënia mes Olta dhe Gerta Gixharit, ato mbeten motra dhe në raste Big Brother-i e mbrojnë njëra-tjetrën publikisht. Kësaj radhe Gerta ka nisur ‘fushatën’ për ‘korrje votash’ ndaj Gertës. Në një story të gjatë në makinë, Olta thotë:
“Më bën përshtypje diçka tek rinia shqiptare, sepse ky lloj fenomeni ka filluar të ndodhë në rrjetet sociale. Si ka mundësi që nuk jemi kurrë dakord me një fitues? Në çdo garë, ai që fiton është ‘i keqi’ dhe ai që humb është ‘i miri’. Patjetër që i referohem Big Brother-it. Gara Rozana-Gerta, humbet Gerta. Të gjithë bëhen me Gertën, si kurrë më parë. Jam shumë e lumtur për këtë. Por Gerta nuk ka nevojë vetëm për zhurmë Instagrami, Gerta ka nevojë për vota dhe votimet tregonin një gjë tjetër. Pra, kjo zhurma që bëhet në Instagram papritmas, nuk përkthehet në vota. Mund t’ju numëroj edhe disa raste të tjera që ka ndodhur krejt e kundërta. Ishte Egli në shtëpi: Nuk e duam Eglin, nxirreni jashtë.
Doli Egli nga shtëpia, u çua gjithë Shqipëria në këmbë: Duam Eglin, kthejeni. U fut Egli në shtëpi, nisën komentet: Nuk e duam, kjo është e çmendur.
Fiton Laerti: Duhet ta fitonte Egli, nuk e duam Laertin.
Sepse ne bëhemi gjithmonë me atë që humbet, është i çuditshëm ky fenomen. Ju lutem votoni. Përqendrohuni, mendoni kë doni të shkojë në finale dhe nëse ai fiton, mos e merrni inat.
E rëndësishme është të shkosh në finale i duartrokitur. Unë jam e sigurtë që të shtunën Gerta do shkojë në finale dhe kjo është e sigurtë. Kam frikë se do ndodhë që do e fitojë dhe pastaj do urrehet. Pra, kam frikë se do e pësojë si dy finalistët e tjerë.
Se më thonë mua ‘Do bëhet “All stars”, a do hyje ti në Big Brother”?!
Shiko, i bie që unë të hyj në Big Brother dhe vetëm të humbas që të më doni.”, përfundoi aktoja, e cila mesa duket paska pak edhe ‘hallin’ e vet, në rast se bëhet një Big Brother ‘All Stars’. /Pamfleti

Lini një Përgjigje