TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle10 Prill 2025, 10:20

“Çmimin e madh do e marr vetë”, Gjesti-Gertës: Po munde të më kalosh mua, mbase

Shkruar nga Pamfleti

“Çmimin e madh do e marr vetë”, Gjesti-Gertës: Po

Duket se banorët e Big Brother janë përfshirë nga ‘ethet’ e finales, ndërkohë që janë në garë për këtë Gjesti, Gerta, Egli, Loredana, Danja dhe Jozi.

Ndaj dita e djeshme u shoqërua me debate dhe kunja të shumta mes banorëve aktualë.

Gerta dhe Gjesti kanë patur një debat mes tyre në dhomën e grimit.

Gazetarja e ka ‘thumbuar’ Gjestin duke i thënë se artistin e ka mbytur frika nëse ai e cek dot finalen apo jo.

Nga ana tjetër, kur e pyet Gjestin nëse ajo e meriton çmimin e madh, këngëtari iu përgjigj se ‘jo’.

Gerta: E rëndësishme është mos me u dorëzuar.

Gjesti: Po, mos me u dorëzuar e me ju dalë përballë si Sandokani. Kingu nuk dorëzohet, ju mendoni se dorëzohet po nuk është e vërtetë. Kingu i qëndron kohës.

Gerta: Ka frikë se as finalen nuk e kap. Për çmimin e madh harroje ti, se atë do e marr vetë. Po ti ke frikë edhe finalen.

Gjesti: Po merre, cili ta meritojë, pasha Zotin ia zgjas dorën.

Gerta: A e meritoj?

Gjesti: Nuk e meriton çmimin e madh.

Gerta: Ua, kam luajtur vetëm unë këtu. Ju keni luajtur, të gjitha i kam bërë vetë.

Gjesti: Sipas meje jo, ti tani mos hy të debatosh me mua se asgjë nuk po të bëj. Edhe ti mund të thuash për mua se nuk e meritoj, siç the e asgjë s’të thashë, mendimi yt.

Gerta: Po çmimin dua ta marr vetë unë.

Gjesti: Po nuk mundesh me e marrë se janë disa procedura, njëherë duhet të kalosh kingun.

Gerta: Po ti nuk kalove dot Eglin.

Gjesti: Na mundi Laerti të dyve. Është edhe një mundësi.

gjesti gerta finalja

Lini një Përgjigje