TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 9 Prill 2025, 14:45

Blero Muharremi ‘kërcënon’: Do flas po nuk fitoi Gjesti

Shkruar nga Pamfleti

Blero Muharremi ‘kërcënon’: Do flas po nuk fitoi Gjesti

Blero Muharremi, ish-banori i BBVK dhe këngëtar i njohur, ka shpërthyer në rrjete sociale me një mesazh të drejtpërdrejtë për publikun. Ai ka shprehur hapur mbështetjen për Gjestin, një nga konkurrentët më të komentuar të Big Brother VIP Albania 4, duke lënë të nënkuptohet se fitorja e tij është çështje e drejtësisë.

“Nëse ky nuk fiton, kam diçka për t’ju thënë të gjithëve. Pritni,” ka shkruar Blero në Instagram, duke ndezur reagime të shumta nga ndjekësit.

Me finalen e madhe që po afron dhe emrat e finalistëve që po zbulohen një nga një, mbështetja për Gjestin duket se po rritet edhe nga ish-personazhe të formatit, që nuk ngurrojnë të pozicionohen qartazi.

Çfarë ka për të thënë Blero nëse ndodh të mos fitojë Gjesti?

Blero Muharremi ‘kërcënon’: Do flas po nuk fitoi Gjesti

blero gjesti kercenim

Lini një Përgjigje