
Rrëfimi i jetës së Laert Vasilit, i cili zbuloi një ngjarje tragjike nga fëmijëria e tij, ka shokuar jo pak opinionin publik.
Ai tha se në moshën nëntëvjeçare ishte përdhunuar nga një komshi dhe se kishte heshtur për këtë histori për plot 42 vite.
Por ndërsa publiku ende po e përtyp këtë rrëfim të rëndë, Egli Tako dhe Gjesti kanë ngritur dyshime të forta lidhur me vërtetësinë e kësaj historie. Gjatë një bisede të zhvilluar në oborrin e shtëpisë, ata shprehën skepticizëm, duke lënë të nënkuptohet se rrëfimi i Laertit mund të jetë një strategji për të fituar empatinë e publikut.
“Një histori e tillë, e dhimbshme dhe e thellë, prek direkt zemrat e shqiptarëve… të futet si thikë në zemër. Dhe pastaj, ti dukesh si viktimë”, u shpreh Egli në një ton të rezervuar, por të qartë në dyshimin e saj.
Gjesti nga ana tjetër, e mbështeti mendimin e saj, duke thënë se gjithçka mund të përdoret në këtë pikë të lojës për të ndikuar emocionet e publikut.
Gjatë javës që lamë pas Egli ishte shumë e vendosur, kur thoshte se ‘Nëse Laerti kalonte në finale, do largohem’. E pra Laerti kaloi në finale, por Egli nuk u largua.
Ndërkohë, produksioni i dha mundësinë mbrëmë që ajo të ishte e preferuara e publikut. Pse e themi këtë?! Sepse dha gjithë historinë e jetës kur televotimi ishte i hapur, dhanë takimin me Olsin, ndërkohë që televotimi vazhdonte të ishte i hapur dhe sërish nuk triumfoi dot mbi Laertin.
Vajza që ka trumpetuar me të madhe ‘koherencën’ dhe që ka bërtitur me zë të lartë se ka qenë gjithmonë njësoj në sjelljet dhe fjalët e saj, duket se kësaj radhe nuk ia ka dalë dot të jetë aq koherente. Laerti është finalist dhe Egli ende në shtëpinë e Big Brother. /Pamfleti
Lini një Përgjigje