TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 9 Prill 2025, 10:59

“Dyshoj tek votat e publikut”, Luana Vjollca i kthehet Frederik Ndocit: Largohu!

Shkruar nga Pamfleti

“Dyshoj tek votat e publikut”, Luana Vjollca i kthehet Frederik

Në spektaklin e së hënës mbrëma të “Ferma VIP”, Silvana Bushati u eliminua pas një televotimi me Alba Pollozhanin.

Një rezultat ky që shkaktoi pakënaqësi te artisti Frederik Ndoci, i cili shprehu dyshime mbi transparencën e votimeve dhe akuzoi produksionin për manipulim të rezultateve.

Ndërkohë lidhur me këto deklarata, moderatorja Luana Vjollca, reagoi menjëherë, duke theksuar se vendimet merren nga publiku dhe jo nga produksioni.

Vjollca i bëri të qartë Ndocit dhe pjesëmarrësve të tjerë se kushdo që ka dyshime mbi integritetin e spektaklit është i lirë të largohet.

Luana Vjollca: Më lejoni t’ju them edhe një herë se është publiku ai që vendos.

Frederik Ndoci: Tani ne nuk i shohim votat e publikut, dyshoj te votat e publikut.

Luana Vjollca: Dyshon te votat e publikut, atëherë edhe një herë Frederik më the që dyshon tek votat e publikut.

Frederik Ndoci: Është një diçka që unë e mendoj.

Luana Vjollca: Praktikisht po hedh gjykime mbi produksionin, kështu që të jemi të kujdesshëm, pavarësisht ndjenjave tuaja dhe pëlqimeve tuaj me njëri-tjetrin, të jemi të kujdesshëm se çfarë themi, të lutem. Kushdo nga ju që ka qasje të tillë mbi këtë produksion është i lirë në këtë moment të largohet.

frederik ndoci luana vjollca dyshime

Lini një Përgjigje