TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 9 Prill 2025, 10:06

Refuzonte ta takonte pas ndarjes, Olsi Bylyku surprizon Eglin në Big Brother (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Refuzonte ta takonte pas ndarjes, Olsi Bylyku surprizon Eglin në Big

Mbrëmjen e së martës Egli Tako është surprizuar nga ish-i dashuri i saj Olsi Bylyku.

Çuditërisht, ai është shprehur se është mirënjohës për lidhjen me të sikurse edhe banorja, e cila e ka shprehur mirënjohjen  për ish-partnerin e saj.

Themi ‘çuditërisht’, pasi Egli e ka kërkuar një takim me Olsin kur janë ndarë, por ai i ‘mbylli’ të gjitha ‘shtigjet’ e komunikimit me të.

Olsi Bylyku: Në fakt kam ardhur të të them disa fjalë të bukura. Kam dashur të rri larg, por nuk kam mundur, sepse njerëzit më kanë dërguar videot. Nuk befasohem nga argumenti se e di që e ke, më ka befasuar loja dhe mirënjohja që ke treguar ndaj meje. Marrëdhënia jonë u bë më e madhe se ne, ndarja jonë është një mesazh që ne gëzojmë respekt dhe mirënjohje.

Egli Tako: Kur u ndava e kam kërkuar këtë takim që po bëjmë sot dhe më duket pak si çudi që sot e kam përballë.

Olsi Bylyku: Jeta vazhdon për gjithësecilin prej nesh, pavarësisht për moshën e vogël që kemi pasur e gjërat e tjera, dhamë mesazhi sot që gëzojmë mirënjohje për njëri-tjetrin.

Egli Tako: E kam thënë edhe tek kënga, mirënjohje. Nuk e harroj mirënjohjen. Kam zgjedhur të kem mirënjohje për suportin që më ke dhënë.

Olsi Bylyku: Dhe unë erdha të të them disa fjalë zemre që e ke bërë me ndjesi. Besoj që kurrësesi, gjithë jetës sonë do të jemi duke kërkuar dashurinë e jetës. Ti je dhuratë për një partner. Për moshën tonë ne ishim të vegjël.

 

olsi bylyku egli tako takim big brother

Lini një Përgjigje