TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle10 Prill 2025, 11:13

Të gjithë për ‘fushatë votash’, motra e Gjestit vë në dyshim transparencën e produksionit

Shkruar nga Pamfleti

Të gjithë për ‘fushatë votash’, motra e Gjestit

Gara për finalen e rrjedhimisht edhe fitoren e madhe të Big Brother, ka bërë që familjarët e banorëve të ‘mobilizohen’ për të vjelë sa më shumë vota nga publiku.

Blerina Kelmendi, motra e Gjestit, nuk ka ndenjur ‘duarkryq’.  Në një postim në Instagram, ajo ka shpërndarë një fotografi të Gjestit, duke e shoqëruar me fjalët:

“Qëndro edhe pak King, se fitorja është vetëm e jotja dhe askujt tjetër, nëse me të vërtetë do të vlerësohet vota e publikut. Këtë do ta vërtetojmë më 19 prill.”

Ups, duket se motra e Gjestit, paska dyshime për vërtetësinë e fituesit. Ajo dyshon tek produksioni se mbase nuk do të bazohet në votat e publikut për të zgjedhur fituesin dhe do të ketë manipulime. /Pamfleti

Të gjithë për ‘fushatë votash’, motra e Gjestit

blerina kelmendi produksioni dyshime

Lini një Përgjigje