
Reperja Tayna dje shënoi rikthimin e fuqishëm me “Si ai”, pas muajsh të tërë pauze nga daljet publike dhe lançimi i këngëve të reja.
Kënga filloi të klikohej furishëm nga fansat e shumtë të Taynës (qindra mijëra klikime në pak orë prej publikimit).
Por, siç duket ajo sërish po has në probleme me ish menaxherin e saj, Rinor Hykollin.
Ky i fundit ka bllokuar video klipin e saj akoma pa u bërë 24 orë nga publikimi, duke i marrë mbi vete të drejtat autoriale në kanalin zyrtar të reperes në YouTube.
Që prej kur dyshja reperja Tayna dhe ish menaxheri i saj Rinor Hykolli ndanë rrugët, lartë e poshtë u përfol se përfundimi i bashkëpunimit ishte “me hatërmbetje”.
Asnjë koment përgjatë pauzës së Taynës nuk erdhi nga reperja.
Por, “Si ai”, projekti rikthyes i saj, në pjesën e parë la të kuptohej se mund të jetë dedikim për Hykollin.

Në anën tjetër, edhe ky i fundit ka publikuar një story në llogarinë e tij të Instagramit, ku shihen një tufë delesh, teksa shkruan “hahaha”.
A ishte ky dedikim për Taynën?
Si për çudi, veç pak orë më vonë, Hykolli bllokoi këngën e re të reperes në YouTube, duke marrë të drejtat autoriale të kanalit të saj të ri në YouTube!

Lini një Përgjigje