TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle10 Dhjetor 2024, 15:09

Ironia e moderatores: Si kaluam nga burrat që hidhnin buste tek meshkujt që bëjnë TikTok? (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Ironia e moderatores: Si kaluam nga burrat që hidhnin buste tek meshkujt

Mbrëmjen e djeshme, në emisionin “D-Night” u kujtua dhe data 8 Dhjetor Dita e Rinisë në Shqipëri,ku protestat studentore përmbysën regjimin komunist.

Një paralelizëm u bë dhe nga moderatorja Dajana Shabani, e cila krahasoi rininë e viteve 80'-90' me këtë të sotmen:

“Jemi koshientë që rinia e 8 Dhjetorit, e viteve 80'-90' nuk është më. Pra nga burra që rrëzonin buste, i kemi zëvendësuar me burra që vendosin vazelinë në buzë dhe bëjn TikTok. Sa e trishtueshme mund të jetë që nga hedhja e bustit të kalosh te vazelina…”.

 



dajana shabani burrat tiktok

Lini një Përgjigje