
Aktorja dhe fituesja e “Big Brother VIP Albania 3”, Egla Ceno, ka dhënë opinionin e saj mbi çiftet në edicionin e katërt të BBVA. Në një përgjigje për ndjekësit e saj në Instagram, ajo ka shprehur mbështetjen për Laertin, ndërsa ka ironizuar Rozana Radin.
“Jam me Laertin deri tani,” shkruan Egla, duke e shoqëruar me një emoji të buzëqeshur. Por, ajo nuk i ka kursyer thumbat për Rozanën, duke lënë të kuptohet se publiku e ka të qartë se kush është ajo:
“Për Rozanën nuk ka nevojë ta komentoj, se publiku shikon qartë çfarë ‘gjelle’ je. Mendoj që kur të vijë koha, Rozana del nga shtëpia para Gertës.”
Mos ndoshta, duke qenë të dyja aktore, Egla ka ndonjë inat të vjetër me Rozanën? Opinion i Eglës nuk mendojmë se bazohet vetëm në lojën që Rozi po bën në Big Brother…
Me një kërkim të shkurtër, zbuluam se kur rolet ishin të kundërta: pra, kur ishte Egla në shtëpinë e Big Brother dhe Rozana jashtë saj, kjo e fundit kishte komentuar negativisht për Eglën, pas përplasjes që aktorja kishte patur me Jul Dedën për çështjen aq shumë të diskutuar të ‘bre*këve’: "Ah moj Egla, nuk ke shkuar me pushime atje. Atje ke një bibël, e cila thotë gjithçka që s’është e ndaluar është e lejuar. Që do të thotë se ku zhvishet çdokush prej banorëve është problemi i tyre. Unë nuk mendoj se një aktore që zhvishet në backstage, se do të hyjë në skenën tjetër, ka problem se Juli po heq thjesht pantallonat dhe po vesh tutat në dhomën e gjumit. Mos harro që të laheni me rroba banje!"
Epo, ishte koha që Egla t’i kthente ‘reston’.

Lini një Përgjigje