TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle29 Janar 2025, 15:59

Ups! Klajdi Musabelliu: U dashurova me Elvanën, por nuk ia thashë kurrë

Shkruar nga Pamfleti

Ups! Klajdi Musabelliu: U dashurova me Elvanën, por nuk ia thashë

Këngëtari Klajdi Musabelliu, ka zbuluar në “Big Brother VIP”, teksa fliste me Rozana Radin për një pjesë nga jeta e tij personale.

Banori kthehet pas në kohë dhe tregon një sekret që nga spektakli i këndimit “Ethet e së premtes mbrëma”.

Ai shprehet se ka qenë i dashuruar me këngëtaren e mirënjohur Elvana Gjata. Ai thotë se ne qëndronim gjatë gjithë kohës bashkë dhe kjo gjë më bëri që të dashurohesha me të.

“Kam qenë i dashuruar me Elvana Gjatën, kam ndjerë për të kur kemi qenë tek ‘Ethet’, pasi qëndronim gjatë gjithë kohës në prova bashkë dhe këndonim bashkë”, ka thënë Klajdi.

klajdi musabelliu elvana gjata

Lini një Përgjigje