
Gjatë spektaklit të djeshëm nga momenti kur është zhvilluar zinxhiri i shpëtimit ka pasur surpriza, pasi Aldo i cili pak javë më parë çoi në nominim të përhershëm Gerta Gixharin, pasi u shpëtua nga Danja, ka vendosur menjëherë të shpëtojë Gertën.
Ndërsa dy personat që nuk i zgjodhi askush mbetën të fundit çifti, Egli dhe Gjesti.
Të dy, pasi u pyetën nga Ledioni sesi u ndjenë, u shprehën se e prisnin.
Megjithatë siç ndodhi, në nominim kanë shkuar “shpellarët” Rozana, Gjesti G-Bani dhe Klajdi për shkak se kanë thyer rregullat. Ndërsa nga ky zinxhir ku mbetën të fundit Egli dhe Gjesti, ata të dy kanë vendosur për cigaret.
Lini një Përgjigje