TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle29 Janar 2025, 14:18

I thotë G Banit “Pusht”, Gerta nuk di kuptimin e fjalëve: E kisha në sensin e dredharakut

Shkruar nga Pamfleti

I thotë G Banit “Pusht”, Gerta nuk di kuptimin e fjalëve:

Momenti kur Rozana dhe G Bani hoqën dorë nga loja e “Vëllait të Madh”, me krijimin e qeverive në shtëpi dhe banorëve iu kërkua të dorëzojnë cigaret, shkaktoi përplasje të forta, deri te ofendimet kundrejt njëri-tjetrit.

Fjala “pusht” që Gerta i drejtoi G Banit tensionoi situatën. Gjatë spektaklit të mbrëmshëm, banorja sqaroi se me këtë term, e quajti banorin dredharak në lojë, por theksoi se nuk ka dashur të përcjellë nënkuptime të tjera.

G Bani: Arriti situata deri aty, Gerta më tha ‘hajde negociojmë’. Kur solli Danja zarfin e kuq, shpresova se do hiqte fjalën e pahijshme që tha në oborr dhe do të negocionim.

Gerta: Kam dashur t’i them njeri dredharak, i lig, që punon me shumë porta prapa krahëve.

Ledion: Ku u tërhoq Rozana, nuk pate mundësi të diskutonit?

Gerta: I kam thënë G Banit dhe s’ka pranuar se mendon se unë kam gabuar aq rëndë, sa ka dashur që të diskutohet shumë në Prime. Te dhoma e rrëfimit jam futur disa herë, i kam thënë të lutem më shpjego me fjalor fjalën pusht, pyeta dhe Laertin, nuk kishte fare lidhje me atë si e ka interpretuar ai.

G Bani: Ledion, çfarë do të thotë fjala ‘Pusht’?

Ledioni: Dredharak

G Bani: Ok, Gerta je pushte

Për të sqaruar të gjithë publikun, po sjellim nga fjalori të mirë-zbërthyer kuptimin e fjalës ‘Pusht’:

pusht,-i emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -a(t) me ngjyrim përbuzës; me ngjyrim sharës; ai që shkon pas femrave, gruar, kurvar; maskara.

Pra, nuk ka lidhje me dhelprën, apo dredhinë dhe me të drejtë G Bani është indinjuar nga ky epitet aspak i këndshëm.

pusht gerta gixhari

Lini një Përgjigje