TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle29 Janar 2025, 12:24

“U sollët si shpellarë, do rrini në shpellë”, Zarfi i Zi penalizon banorët ‘sherrxhinj’

Shkruar nga Pamfleti

“U sollët si shpellarë, do rrini në shpellë”,

Zarfi i zi, që mbërriti pak ditë më parë në shtëpi u hap gjatë spektaklit të mbrëmshëm.

“Vëllai i madh ka konstatuar se disa prej jush, në mënyrë të përsëritur, nuk kanë zbatuar rregulloren e ‘Big Brother VIP’. Sjellje, nga ajo që pamë, janë rreptësisht të ndaluara në një format që ndiqet nga miliona shqiptarë në të gjithë botën. Për këtë arsye, Vëllai i Madh ka vendosur që G Bani, Gjesti, Klajdi dhe Rozana, me qëllimin e reflektimit dhe përmirësimit të sjelljes së tyre, nga ky moment deri në një kohë të pacaktuar, do të jetojnë në një pjesë tjetër të shtëpisë”, ishte përmbajtja e zarfit të zi.

Katër banorët u dërguan në një ‘shpellë’, meqë “janë sjellë si shpellarë”, sikurse u shpreh moderatori Ledion Liço.

Po ashtu, G Bani, Gjesti, Klajdi dhe Rozana janë në një nominim me njërin tjetrin dhe në shtëpi do të rikthehen vetëm tre prej tyre, pasi të shtunën njëri eliminohet.

 

zarfi i zi shpellare

Lini një Përgjigje