
Në Prime-n e së martës u trajtua sërish tema e ardhjes së babait të Loredanës në shtëpi dhe deklarata e tij, për mos pranimin e lidhjes së vajzës së tij me Jozin.
Ky i fundit përveçse nuk dha asnjë përgjigje dhe vetëm qeshi kur opinionisti Arbër Hajdari e pyeti, ‘pse nuk ia dha dorën?’, pas spektaklit duke biseduar me të dashurën e tij, Loredanën dhe banorët e tjerë në oborr, është shprehur se nuk e ndjen t’i kërkojë falje të atit të Lorit për gjithë sjelljen e tij.
Nga ana tjetër theksojmë se Loredana, si me fjalë dhe me gjuhën e trupit, e ka treguar se ai partner që ka zgjedhur ta ketë pranë s’di të flasë dhe s’po e bën të ndihet mirë.
Lini një Përgjigje