TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle29 Janar 2025, 08:15

Rezart Veleshnja akuza të rënda ndaj produksionit të BBVK3: Finale e shitur

Shkruar nga Pamfleti

Rezart Veleshnja akuza të rënda ndaj produksionit të BBVK3:

Aktori dhe ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Rezart Veleshnja, ka ngritur së fundmi akuza të forta ndaj produksionit të spektaklit, përmes një reagimi në rrjetet sociale. Në një postim në InstaStory, Veleshnja ka ndarë një foto të banorit Edi, duke e mbështetur publikisht dhe duke shprehur zhgënjimin e tij ndaj fituesit të këtij edicioni, Drilon Ramën. Ai akuzon produksionin për manipulim dhe për favorizim të disa banorëve gjatë rrjedhës së spektaklit.

“Osa Muhameti, a je e gatshme me i çu çështjet në gjykatë nga votimi për Gjesti dhe Drilon? Kjo tregon realitetin që finalja është shitur. Për Sarën e kemi ditur që ishte lojë edhe loja e produksionit. Ka pasur njerëz që kanë merituar finalen edhe çmimin. Produksioni me kast i ka nxjerrë disa banorë keq në publik, kurse për Drilonin i tërhiqnin kamerat. Fitues pa meritë!”.

Deri tani nuk ka pasur ndonjë reagim nga produksioni i Big Brother VIP Kosova apo nga vetë fituesi.

Rezart Veleshnja akuza të rënda ndaj produksionit të BBVK3:

rezart veleshnja akuza big brother kosova

Lini një Përgjigje