TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle28 Janar 2025, 14:06

Livia rrëfen dramën e jetës: Kur isha 6-vjeç babi u zhduk, linte gjithçka në bixhoz

Shkruar nga Pamfleti

Livia rrëfen dramën e jetës: Kur isha 6-vjeç babi u zhduk,

Në një bisedë emocionale me Rozanën, Livia ka treguar historinë e trishtë të prindërve të saj.

"Isha 6-7 vjeçe dhe babi im u zhduk. Nuk kthehesha dot në Shqipëri me pa gjyshen. Mami im ka vuajtur shumë. Kaluam nga Toskana në Rimini. Ishte në hall të madh. Erdha në Shqipëri për herë të parë dhe kam humbur çdo informacion për babin.

Më shkruajti para 4 vitesh vëllai dhe më tha ‘jam vëllai yt’. Babi im ka pasur vesin e bixhozit, i linte gjërat në bast. Kthehej mami dhe nuk gjente asgjë. Ai nuk i hapte as derën e shtëpisë. Ne kemi qenë mirë ekonomikisht. E kërcënonte që nuk do futesh në shtëpi.

Mami im është shumë punëtore, edhe tani bën 3 punë, është hiperaktive. Imagjino të rrish më dikë që nuk punon. Babi im ka qenë shumë i bukur, ia merrnin gocat prej duarsh mamit. Me dashuri e mori", u shpreh Livia.

livia babai

Lini një Përgjigje