TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle28 Janar 2025, 13:27

“Alesio është ndarë prej kohësh nga gruaja”, gazetarja: Dalin bashkë për hir të fëmijëve

Shkruar nga Pamfleti

“Alesio është ndarë prej kohësh nga gruaja”,

Gazetarja Klotilda Harka ka zbuluar një ndarje të re në çiftet e showbizz shqiptar. Bëhet fjalë për modelin Alessio Alia dhe Katerina Deliyiannis, që e kishin ndërtuar jetën e tyre në Australi.

Pyetje: Kush është drama më e re në showbizz shqiptar?

Klotilda Harka për TAR: Kemi të bëjmë me një ndarje, divorc në showbizz. Alessio Alia me bashkëshorten e tij Katerinën që jetojnë në Australi.

Kanë 1 vit e gjysmë gati që nuk kanë fare marrëdhënie me njëri tjetrin, i kanë dhënë fund martesës e këtë periudhë Alesio është parë të jetë më shumë këtej.

Ndarja e tyre, fakti që nuk është marrë vesh ende do të thotë që është bërë një ndarje me shumë qytetari dhe dalin shoqërohen për hir të fëmijëve të tyre, por është e sigurt që janë ndarë. Ata kanë që nga viti 2011 që janë bashkë kanë tre fëmijë.

“Jemi njohur në një diskotekë në Melbourne prej 3 muajsh dhe kjo ndodh pas një kohe të gjatë që isha single. Takova një vajzë që më bëri përshtypje në të gjitha anët: karakteri, thjeshtësia, bukuria dhe karizma, siç është një fjalë e vjetër në anglisht (The Worlds it’s in rash, but I waited to be prefaced), kështu që tek Katerina gjeta një gjë perfekte që na solli një dashuri të pastër dhe mbi të gjitha jemi shumë shokë dhe kemi mjaft gjëra të përbashkëta”, ishin këto fjalët me të cilat modeli shqiptar, Alessio Alia, i bëri gjatë një rrëfimi për mediat për dashurinë e tij me modelen, Katerina Deliyiannis në vitin 2012.

alesio alia divorc

Lini një Përgjigje