TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle29 Janar 2025, 13:21

Olsi Bylyku rikujton aktorët e ‘Portokalli’/ Thirrje që spektakli i humorit të mos mbyllet?

Shkruar nga Pamfleti

Olsi Bylyku rikujton aktorët e ‘Portokalli’/ Thirrje që

Olsi Bylyku ka bërë një shkrim në rrjetet sociale duke kujtuar dhe duartrokitur shumë nga personazhet e njohur të humorit që kanë lënë ‘gjurmë’ tek publiku.

Por ai reflekton se tashmë, sipas aktorit, “u mboll ky devijim shoqëror me etjen per te degjuar agresivitetin, luksin & thashethemin duke lene pa “vemendjen” e duhur nje bote shume te bukur me personazhet e paharruara”.

Statusi i plotë

“Rastesisht duke bere scroll ne Instagram me dolen disa video te Portokallise & Klanifornias,u ngacmova nga ato video, hyra ne youtube dhe qekur jam zgjuar deri tani kam pare mbi 1000 sketche te mia dhe kolegve te mije te nderuar…qesha shume,personazhe & imitime,sketche me mesazhe te forta mbi brezin e ri,politiken,familjen e shtetin.Sapo mbylla telefonin pata nje ndjenj jo te mire,dhe fillova t’mendoj…

Pse u mboll ky devijim shoqerore me etjen per te degjuar agresivitetin,luksin & thashethemin duke lene pa “vemendje” e duhur nje bote shume te bukur me personazhet e paharruara te ikones Agron Llakaj,skenare qe jan refrene te Flor Binajt dhe Erion Isait,imitimet te paharritshme te Rezit dhe Delindes,improvizimet fenomenale te Albanos dhe Egit,personazhet hit te Besit & Gazit, “dhimbje brinjesh” te Vis Pupes,Ledio Lakos e Salsanos. Lotet e Visjanit e Cubit,karakteret historike Bukra & Luzja te Renates dhe Albanes apo Rudina Dembacaj me imitimet dialektore…

Trio historike Ermal,Jul,Gent etj etj (ndjese per kedo qe nuk e permenda,por keto qe me erdhen shpejt e shpejt ne mend)

Artisti gjithmon kerkon vemendjen e publikut ndaj secili prej tyre ka improvizuar,disa ndoshta duke u bere “pale” e “llacit” qe nuk duan,disa ndoshta pa pune,disa ne tik-tok e disa prej tyre mund te jene akoma ne emisionet aktuale te cilet i pershendes

Ndoshta prej ktyne qe permenda me disa nuk flas hic e disa ndoshta edhe mund te m’ken shajt me naj diskutim,mos e vrisni trunin ket post e kam vetem me ju falenderu dhe duartrokit si miq e si koleg pasi cdo dite e kuptojme kontributin e vyer qe keni dhene dhe po jepni nder vite. Ju perqafon,Kimikati!

I njejti falenderim dhe per te gjithe aktoret e teatrit por duke qene qe nuk kam bashkepunuar kurre,ndalova tek koleget qe njoh

Lulet jepen sa je i gjalle,sa me shume te duatrokasim vlerat,aq me pak do kemi Mumajes te humbur! Orr Popull.  (Shkrimi eshte ne nxitim e siper ndaj ndjese per ndonje gabim drejteshkrimor )”.

Mos ndoshta kjo është një thirrje për mos mbylljen e Portokallisë dhe rikthimin në të të figurave të vjetra?! Edhe më herët ‘Pamfleti’ shkroi për mundësinë e mbylljes së spektaklit të famshëm të humorit, që për hir të së vërtetës, do ishte një humbje e madhe për publikun shqiptar.

ols bylyku portokalli

Lini një Përgjigje