
Ilda Bejleri ishte mbrëmjen e djeshme e ftuar në ‘Big Brother Fan Club’ për të folur mbi banorët dhe lojën e tyre.
Moderatorja ishte përkrahëse e lojës së Luizit, të cilin e cilësoi si lojtarin më të mirë të të gjithë ‘Big Brother-ave’.
E nga ana tjetër kishte kritika për Efin, që e cilësoi si false. Mes të tjerash tha se nuk ka qenë transparente me publikun, pasi nuk ka treguar ende kush është i dashuri i saj.
Sipas Ildës, ajo ka marrë pjesë në një “reality show” dhe duhet të jetë e hapur që publiku ta njohë.
“Efit nuk i dihet emri i të dashurit njëherë, ngeli Genci Genci, çështje kjo? Unë nuk e shoh kurrë këtë popullaritetin e Efit. Është në një reality show. Nuk ka mundësi ta fitojë se dhe ato fansat aty janë familjarë. Ti Luizit i njeh këdo: motrën, nënën, kunatin.”- tha Ilda, e cila foli me kompetencë për të dashurin e Efit, por nuk tregon asgjë për babain e vajzës së saj.
Mikela kundërshtoi Ildën duke i thënë se i paska ngelur ‘pikë në zemër’ i dashuri i Efit, meqë nuk ka ku kapet tjetër.
Lini një Përgjigje