
Moderatorja Kiara Tito, mbrëmjen e sotme ka qenë e ftuar në Big Brother Fan’s Club ku ka zbuluar disa nga detajet e reja të dasmës.
Ajo ka treguar se ndihet shumë e emocionuar që së shpejti do të quhet Kiara Tito Ejlli. Ndërkohë, edhe pse e emocionuar nga ky event, moderatorja nuk ka dashur të japë shumë detaje, pasi do të zbulohen në vazhdim.
Kiara ka treguar gjithashtu se ka provuar shumë fustane nusërie dhe se tezja e saj do jetë dëshmitarja e dasmës.
Moderatorja gjithashtu ka treguar se ka takuar nënën e Luizit dhe ajo është grua mjaft fisnike dhe e mirë. Mes emocioneve, Kiara ka treguar se e ëma e Luizit ishte e lumtur për ta, dhe madje e ka këshilluar për disa gjëra.
Ajo tregoi se takimi me të i hoqi mallin e Luizit, pasi janë i njëjti tip.
“E kam takuar nënën e Luizit, është një zonjë shumë fisnikë. Ma hoqi pak mallin e Luizit sepse janë i njëjti tip. Nuk mund të them se çfarë folëm. Ishte shumë e lumtur.”, tha Kiara.
Ish-banorja e ‘BBV’ ka folur edhe për instagramin e Luiz Ejllit i cili ka krijuar një sërë debatesh në lidhje me faktin se kush e menaxhon, ku në fillim ishte shoqja e tij Gena, më pas e motra e këngëtarit e në fund me kërkesën e Top Channel për menaxhimin e tij, porfili i tij u mbyll.
Ka qenë Kiara ajo e cila pak ditë më parë ka hapur një profil të ri, të cilin në Fun Club-in e sotëm, ka deklaruar se do ta ketë në menaxhim deri në momentin që Luizi do të dalë nga shtëpia e 'BBVA' të shtunën.
Ajo ka zbuluar edhe detaje në lidhje me mesazhet që vijnë në këtë profil, për njeriun e saj të zemrës.
“Vijnë shumë mesazhe nga e gjithë bota, ka edhe vajza që thonë çfarë e do atë Kiarën atë shtrigën më merr mua”, tha Kiara.
Lini një Përgjigje