
Heidi Baci, Egla Ceno, Rudina Dembacaj, Xhilda Luzi dhe Jorida Rustemi do të jenë bashkë në këtë sezon të ri të 'Goca dhe Gra', në takimin e çdo të shtune me publikun.
Heidi Baci u bë e njohur për publikun shqiptar pas pjesmarrjes në 'Grande Fratello' dhe më pas 'e ndriti' në Big Brother, ku do mbahet mend si njeriu që nuk replikonte dot, por në vend të kësaj i 'fuste' një 'zgërdhirje' që as Romeo, i dashuri i asaj kohe nuk e kuptonte.
Egla Ceno është e njohur si aktore dhe fituese e Big Brother, edicioni i tretë. Pasi nuk ia doli dot të fitonte vendin në 'Fiks Fare' si prezantuese, aktores i sajuan një vend në 'Goca dhe Gra'.
Jorida Rustemi njihet si sociologe dhe dikur ishte një figurë shumë e njohur, sidomos për lidhjen e saj të dashurisë me Ylli Pangon. Një lidhje që zgjati për shumë vite, por nuk pati një fund të lumtur.
Xhilda Luzi ndërkohë është nusja e djalit të Filip Çakulit dhe në ekran do 'gjendej' patjetër një vend.
Përsa i përket aktores së humorit, Rudina Dembacaj, ajo do të rikthehet në postin e moderatores.
Kujtojmë se kjo hapësirë e re për Rudinën, gjendet pikërisht pas largimit të Arbana Osmanit nga ekrani. Kujtojmë se dy zonjat e televizionit nuk kanë pasur një raport të mirë me njëra-tjetrën. Dihet tashmë që Rudina Dembacajn dhe Arbana Osmanin i lidh dhe i ndan dikush.
Bëhet fjalë për partnerin e Arbana Osmanit, Eduart Grishaj që ka qenë i fejuari i Rudina Dembacajt vite më parë. Por ndarja e tyre duket se nuk ka qenë e paqtë. Përveçse nuk kanë folur asnjëherë për njëri-tjetrin, Rudina nuk ka kursyer thumbat për Arbana Osmanin duke u shprehur:
“Nuk e di pse gratë e ish-burrave të mi, më kanë inat, e kam seriozisht”, ka thënë ajo ndërkohë që audienca ka duartrokitur. Deklarata e saj u duk si një thumbim për të, sidomos pas ripostimit të videos në llogarinë e saj në Instagram.
Që nga ai moment, dy vajzat nuk kanë pasur asnjë kontakt me njëra-tjetrën, duke preferuar që të vijojnë me rrugëtimin e tyre, sa më larg. Në kohën që Arbana drejtonte “Big Brother” dhe pjesëmarrës në lojë ishte Amos Zaharia, mik i afërt i Rudinës, aktorja i kishte postimet të shpeshta.
Por ajo gjithnjë kujdesej që të merrej vetëm me mikun e saj, duke zgjedhur mos të komentojë as moderatoren dhe aq më pak regjisorin, ish-partnerin e saj. Vite më parë, vetë Rudina ka deklaruar se kishte marrë pjesë në audicione për të moderuar edhe “Portokalli”, por në atë kohë ajo nuk e kishte fituar vendin.
Tashmë që Arbana nuk është më pjesë e këtij ekrani, duket se është radha e Rudinës, që të provojë veten si moderatore në 'Goca dhe Gra'. Kujtojmë se pak kohë më parë, u përfol se do të ishte Ilnisa ajo që do të drejtonte këtë emision. Por si përfundim, ia ka dalë që të jetë Heidi ajo që do të shndërrohet në një ndër mikpritëset e formatit.
“Më në fund, njihuni me gocat dhe gratë e këtij sezoni! Nga data 5 tetor, çdo të shtunë në orën 22.00, rikthehet programi që aq shumë e keni kërkuar. #gocadhegra” – shkruhet në njoftimin e fundit të Top Channel, shoqëruar edhe me foton zyrtare të moderatoreve. /Pamfleti
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje