TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle20 Qershor 2024, 15:35

“I donte paratë për vete”, Tayna i përgjigjet ish-menaxherit: Pretendonte se ishte burrë

Shkruar nga Pamfleti

“I donte paratë për vete”, Tayna i përgjigjet

Reperja Tayna i është përgjigjur me një status ish-menaxherit të saj Rinor Hykolli. Ky i fundit deklaroi në një intervistë se ka shpenzuar shumë para që Tayna të ishte ajo që është sot, por kjo e fundit është treguar mosmirënjohëse dhe ka dashur që fitimet t’i mbajë vetëm për vete.

Sot Tayna ka reaguar prapë në një ‘Instastory’ duke thënë që kënga është fshirë nga të gjitha platformat nga dikush që pretendon që ishte burrë.

Artisja gjithashtu është shprehur që nga ai projekt nuk ka marrë asnjë para dhe se ka publikuar atë këngë për shkak të fansave që i kanë shkruar për t’u rikthyer në muzikë. Po ashtu, Tayna pranon se njërin prej prindërve nuk e ka në gjendje të mirë shëndetësore.

“Është shumë e vështirë me qenë grua në këtë planet e sidomos kur të shohin si interes ose si “kërcënim”. Përveç kësaj edhe akuzohesh pa faj për gjëra të krijuara nga egoja mashkullore. Unë si fëmijë i vetëm që e mbaj familjen e që prindin nuk e kam në gjendje të mirë shëndetësore, nuk di çka të them tjetër, veç a i tuten Zotit këta njerëz?”, ka shkruar ndër të tjera reperja.

“I donte paratë për vete”, Tayna i përgjigjet

 

tayna rinor hykolli burre

Lini një Përgjigje