TAGS-AT E JAVËS

Showbiz27 Dhjetor 2025, 10:23

Humbi vëllain në aksident, rikthehet Gjesti pas një mungese të gjatë

Shkruar nga Pamfleti

Humbi vëllain në aksident, rikthehet Gjesti pas një mungese

Pas muajsh të tërë larg vëmendjes publike dhe rrjeteve sociale, Gjesti ka bërë një rikthim të papritur, por domethënës, pikërisht në ditët e Krishtlindjes.

Mungesa e artistit nga skena dhe komunikimi me publikun kishte ardhur si pasojë e një humbjeje të rëndë familjare, ajo e vëllait të tij, duke e shtyrë këngëtarin të tërhiqej përkohësisht nga jeta publike.

Këtë herë, rikthimi nuk ka ardhur përmes një kënge apo interviste, por përmes një imazhi simbolik të publikuar nga kompania e tij menaxhuese, Three60 Music, si urim festiv. Postimi i shpërndarë solli menjëherë vëmendjen e ndjekësve dhe ndezi reagime të shumta emocionale.

Në foto Gjesti paraqitet me një pamje që ruan stilin e tij të njohur, xhinse dhe atlete rozë të spikatura, i rrethuar nga dritat e pemës së Krishtlindjes.

Humbi vëllain në aksident, rikthehet Gjesti pas një mungese

Megjithatë, detaji që u komentua më së shumti ishte fakti se figura e tij duket e krijuar ose e përpunuar përmes Inteligjencës Artificiale, duke dhënë idenë e një “pranie virtuale” pa e ekspozuar drejtpërdrejt artistin.

Një zgjedhje që tregon se Gjesti vijon të mbrojë privatësinë e tij në këtë periudhë të ndjeshme. Reagimet e fansave nuk vonuan. Komentet u mbushën me mesazhe dashurie dhe mbështetjeje.

“Na ka marrë malli shumë dhe i urojmë çdo të mirë”, shkruante një ndjekëse, ndërsa një tjetër shprehej: “Gjesti o shpirt, vdiqëm për ty”.

Edhe pse nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar për një rikthim të afërt në muzikë apo në skenë, kjo paraqitje festive u pa si një shenjë shprese për komunitetin e tij. Fansat mbeten pranë artistit, duke treguar se janë të gatshëm ta presin sa herë që ai të ndihet gati të rikthehet plotësisht.

Lini një Përgjigje