
Ngjarja tragjike, që tronditi thellësisht opinionin publik, kur një 14-vjeçar humbi jetën në një vrasje të tmerrshme, shkaktoi reagime të shumta nga figurat publike të vendit, të cilët kanë shprehur indinjatën e tyre për këtë ngjarje të rëndë.
Ndër ata që reaguan ishte edhe fituesi i Big Brother Albania Vip 2, i cili ka shprehur solidaritetin e tij me familjen e të ndjerit, Martin Cani. Përmes një postimi në Instagram, këngëtari njoftoi se në shenjë zie dhe respekti për këtë tragjedi, ai ka vendosur të shtyjë publikimin e projektit të tij të fundit, duke ofruar ngushëllimet e tij për humbjen e madhe:
“Për shkak të fatkeqësisë, ku një 14-vjeçar humbi jetën, në emrin tim dhe të stfait tim, kënga që do publikohej sot, shtyhet për të shtunën në orën 19.00. prindër të Martinit, unë nuk mund ta imagjinoj se si ndiheni…por e di shumë mirë se sa e keni dashur. Ngushëllime!”, përfundoi këngëtari.

Lini një Përgjigje