
Anna Sorokin, trashëgimtarja false ruse, në të cilin bazohet seriali i Netflix “Të krijosh Annën” (Inventing Anna), ka marrë pjesë në spektaklin “Dancing With the Stars” këtë shtator në Amerikë, duke mbajtur në këmbë byzylykun elektronik, duke qenë se është në arrest shtëpie.
“Nuk është problem i madh. Është shumë i lehtë dhe e kam shtrënguar në mënyrë që të mos lëvizë, ndaj nuk është edhe aq keq”, ka rrëfyer protagonistja për Associated Press.
Sorokin u dënua në 2019-n për mashtrim me shuma të mëdha, mbi 200 mijë dollarë ndaj bankave, restoranteve, hoteleve dhe njerëzve të ndryshëm të shoqërisë së lartë në Manhattan.
Ajo doli nga burgu në shkurt të 2021-shit, por u arrestua menjëherë më pas për krime që kanë të bëjnë me emigracionin: sipas autoriteteve amerikane, Sorokin që ka nënshtetësi gjermane, ka kaluar kohën e qëndrimit, ndaj do duhej të largohej nga SHBA-të, por ajo e apeloi vendimin dhe tani është në arrest shtëpie, në pritje të mbylljes së çështjes gjyqësore.
Lindur në Rusi, në vitin 1991, por rritur në Gjermani, Sorokin u transferua në Amerikë në vitin 2013, me emrin Anna Delvey. Aty nisi të frekuentojë hotele dhe ristorante luksoze dhe, duke u hequr një trashëgimtare gjermane me pasuri prej dhjetra milionë dollarësh në Europë, arriti të merrte borxhe të mëdha nga bankat dhe të bënte një jetë shumë më lart se mundësitë që kishte, duke përdorur çeqe boshe apo dokumente të falsifikuara.
Aktualisht ajo është nën arrest shtëpie në Nju Jork, por merr pjesë në programin televiziv dhe evente mondane (më herët u fotografua në një sfilatë të modës së lartë në Nju Jork(.
Deri vitin e shkuar kishte një podcast, të titulluar “The Anna Delvey Show” dhe ka zëra të pakonfirmuar sipas të cilëve mund të bashkëpunojë sërish me Netflix për një sezon të dytë të “Të krijosh Annën”. /Pamfleti
Lini një Përgjigje