TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle20 Nëntor 2024, 16:13

Noisy ‘harron’ që masakroi me doreza hekuri Medi Isenin, jep mesazh për adoleshentët: Larg armëve

Shkruar nga Pamfleti

Noisy ‘harron’ që masakroi me doreza hekuri Medi Isenin, jep

Historia e trishtë e djaloshit 14-vjeçar që humbi jetën nga thika e shokut të shkollës pa dyshim që shokoi ‘të madh e të vogël’. Gjithsecili u ndje i prekur dhe shumë prej personazheve mediatikë nisën nga statuset nëpër rrjetet sociale.

Noizy nuk ishte ‘ndjerë’ deri para pak minutash, por dikush e këshilloi mesa duket që të shkruajë disa rreshta për ëngjëllin, i cili nuk do mund të rritet dot kurrë tanimë. Ai bëri shumë mirë, pasi për të dhe Stresin janë vrarë të rinjtë, sidomos adoleshentët. Të gjithë e dimë historinë e djaloshit që është ende në koma pse e rrahën fansat e Noizyt, kur ky ishte fan i zjarrtë i Stresit (edhe pse sot të dy reperët janë të pandashëm e miq ‘për kokë):

“Do flas në gjuhën që të më kuptoni ju adoleshentët e ‘fortë’. Në kohën kur isha unë adoleshent e shumë moshatarë si puna ime, i masnim koqet me mundje ose ndeshje boksi tek e tek, pa armë, pa thika, kaçavida, pistoleta, etj. E në fund, kush fiton, fiton, jepnim dorën njëri-tjetrit dhe aty ndahej shapi nga sheqeri. Ju adoleshentët e sotit nuk jeni ma p9 se unë e moshatarët e mi, këtë jua siguroj unë me 1 milion firma, ju që përdorni armë që në këtë moshë, jeni legena frikacakë dhe adoleshentë të dështuar, përfundimi do jetë shumë i keq për ju, këtë ta keni të sigurtë. Po tregohem i ashpër, por është e vërteta. Unë po e vuaj vetë me psikopata të TikTokut këtë gjë dhe e di mirë se çfarë po flas, uroj që qeveria të marrë masat për mbylljen e TikTokut në Shqipëri.

Dhe shpreh keqardhje për familjen e djalit që u nda nga jeta me hilen e një moshatarit të vet. Turp! O çuna futuni në boks që të fitoni siguri në vetvete, mos të keni nevojë të mbani thika e armë nga frika.

Adoleshent/Cuna/Burra me armë janë dhjaksa”, përfundon postimi.

Përjashto fjalorin, i denjë për ata që janë përdorues të zjarrtë TikToku, Noizy ka thënë një të vërtetë: arma nuk të bën burrë e as trim.

Por, a quhet armë e ftohtë doreza e hekurt, me të cilën Noizy dhe ‘vëllai i përshpirtshëm’ i tij Stresi, masakruan Medi Isenin?!

E pra, para se të lexojnë postimin, kam frikë se adoleshentët do kujtohen pak se kush është Noizy dhe sa veta janë dëmtuar për shkak të tij. /Pamfleti

Noisy ‘harron’ që masakroi me doreza hekuri Medi Isenin, jep

noizy mesazh adoleshentet

Lini një Përgjigje