TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 5 Nëntor 2023, 10:40

Humbi babain, Alketa Vejsiu: Më solle dimrin më të trishtë të jetës sime

Shkruar nga Pamfleti

Humbi babain, Alketa Vejsiu: Më solle dimrin më të trishtë

Alketa Vejsiu ka reaguar për herë të parë pas ndarjes nga jeta të babait të saj.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, moderatorja ka ndarë një kujtim të bukur me të atin ku ka shkruar edhe disa fjalë prekëse.

“Ndarja me ty nga kjo jetë, është trishtimi me i thellë që më ke bërë të provoj my Super Star Dad”, shkruan ajo në hyrje të mesazhit të postuar në instagram.

Postimi i plotë:

Ndarja me ty nga kjo jetë, është trishtimi më i thellë që më ke bërë të provoj my Super Star Dad.

Edhe ndarjet tona kur ikje në emigracionin e egër se duhet të punoje e të na ndihmoje të rriteshim, me dhimbje të thellë i përjetoja; por edhe pse futesha me kokë nën batanije e qaja me orë, përsëri më mbante të fortë shpresa që do të vinte një telefonatë , do te vinte një pako me dhurata, do të vije të më takoje! Asnjëherë nuk jemi përqafuar kur iknim nga njëri tjetri; edhe kur unë u rrita, e ty ca thinja me shumë të dolën… Ndarja për ne ishte e papërballueshme; na qante shpirti.

Siç ma le porosi të fundit; me muzikë po të jap lamtumirën më të trishtë o Zemër Bardhë! S’do jem kurrë më i njëjti njeri se më ka ikur një pjesë e shpirtit me ikjen tënde, me ka ikur një pjesë e zemrës që s’e zëvendëson asgjë dhe askush. Vetëm tani mund të kuptoj çdo njeri që ka kaluar në këtë rrugë dhimbjeje dhe ka humbur babain, nënën apo dikë të shtrenjtë. Zemra ime ju ndjen të gjithëve.

E di që e kishe ëndërr të këndonim këngën “Comme toi” serish ne “X Factor” bashkë ; s’ia dolëm dot!

Por e kemi kujtimin më të bukur të jetës aty në skenë. Me Borën e Bardhë/ Tombe La Neige që do sjellë dhe dimrin më të trishtë të jetës sime.

Ti njeri artist me kaq shumë talente asaj skene duhet t’i perkisje; që e mësove pianon dhe kitarën pa mësues dhe shkollë, dhe që jetën e kishe këngë dhe buzëqeshje; ti që çelës soli kishe dashurinë; më ke lënë një boshllëk në shpirt që nuk do të mbushet kurrë.

Gjithçka do të bëja të dhuroja, të blija a të shtoja pak kohë jete. Këtë s’e bëra dot edhe pse luftuam të dy aq shumë që t’ia dilnim. Por besoj që kam përmbushur një mision tjetër; Të të bëja të lumtur dhe krenar. E kisha motiv jete këtë.

Faleminderit ekipit të mjekëve dhe infermierëve; bënë të pamundurën këto muaj të fundit për ty; nuk do t’i harroj kurrë.

Ndjej pafund pa fund mirënjohje. Keni qenë një ekip i jashtëzakonshëm.

Shëndet dhe Jetë për Prindërit tuaj. Sa i keni gjallë; Bëjini të Lumtur! Unë bëra gjithçka, gjithë jetën për këtë! Tani s’më mbetet gjë tjetër përveç se ta mendoj veten si vazhdim të Babait tim. Quhem Alketa Bardhyl Vejsiu!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ALKETA VEJSIU (@alketavejsiu)

 

alketa vejsiu dedikim babai

Lini një Përgjigje