TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 2 Janar 2024, 15:21

Humbet betejën me kancerin, ndërron jetë aktori i “Peaky Blinders”

Shkruar nga Pamfleti

Humbet betejën me kancerin, ndërron jetë aktori i “Peaky

Poeti dhe shkrimtari britanik, Benjamin Zephaniah është ndarë nga jeta në moshën 65-vjeçare.

Ai u diagnostikua me një tumor në tru tetë javë më parë.

Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga llogaria e tij në Instagram ku e përshkruante Zephaniahn si një “pionier dhe novator të vërtetë që i dha botës kaq shumë”.

“Gruaja e Benjaminit ishte pranë tij gjatë gjithë kohës dhe ishte me të kur ai kaloi për në botën tjetër”, shkruhej më tej në postim.

Ai gjithashtu ka luajtur rolin e Jeremiah Jesus në serialin Peaky Blinders.

“Benjamin na lë një trashëgimi të gëzueshme dhe fantastike”, tha familja e tij.

peaky blinders vdekje benjamin zphaniah

Lini një Përgjigje