
Belen Rodriguez konfirmon tradhëtinë e ish-bashkëshortit me miken Alessia Marcuzzi?
“Një ditë do na tregosh nëse lidhja e ish-bashkëshortit tënd me Marcuzzin ishte e vërtetë”.-shkroi një fanse nën videon e fundit të publikuar nga Belén Rodriguez, ku shfaqet duke pedaluar me biçikletën e një fëmije. Në mbishkrim shkruhet: “Kur e di se qesh mirë kush qesh i fundit”.
Menjëherë pas komentit të fanses, Belén Rodriguez u përgjigj: “Konfirmoj”, duke u kthyer menjëherë në temë diskutimi për njerëzit që prej kohësh presin një përgjigje për thashethemet e flirtit mes Stefano De Martinos dhe Alessia Marcuzzi.
Në vitin 2020, faqja e internetit “Dagospia” nisi aludimet për një flirt mes Alessia Marcuzzi dhe Stefano De Martino, duke shkruar: “Ka një fije të përbashkët që lidh fundin e marrëdhënies De Martino – Belén dhe krizën Marcuzzi – Calabresi: Marrëdhënia klandestine (e zbuluar nga Belén) mes De Martinos dhe Alessia Marcuzzi-t”. Fjalë që u mohuan menjëherë nga ish-bashkëshorti i Belén Rodriguez: “Dikush shkroi se kam ose kam pasur një lidhje me Alessia Marcuzzi. Isha duke folur në telefon me Alessia-n dhe Paolo-n, të cilët janë dy miqtë e mi dhe qeshëm shumë, pavarësisht nga bezdisja e një lajmi të tillë. Fatkeqësisht, jam i vetëdijshëm për pozicionin mediatik që kam në këtë moment. Duke qenë personazh publik pranoj lajme të rreme, kritika, çdo gjë që ndodh. E di që lajmet do të jenë pafund këto muaj dhe jetoj i qetë. Kur prekim familjet me fëmijë, ju lutemi, le ta shmangim. Ju premtoj se nëse fejohem, nëse bie në dashuri do t’ju njoftoj”.Më pas ishte edhe vetë Belén që komentoi lajmin: “Vetëm dy fjalë për të komentuar atë që po lexoni këto ditë. Me Alessian kam një marrëdhënie të bukur respekti reciproke, asgjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë, asnjë mesazh, asnjë iPad.” Por viti 2024 duket se po nxjerr të tjera gjëra…
Lini një Përgjigje