
Glynis Johns, e njohur më së miri për rolin e saj si nëna e Winifred Banks në filmin Mary Poppins, ka ndërruar jetë në moshën 100-vjeçare.
Aktorja britanike, karriera e së cilës zgjati më shumë se 60 vjet, vdiq të enjten në Los Angeles, konfirmoi menaxheri i saj. Ajo u shfaq në dhjetëra filma dhe ishte gjithashtu një interpretuese teatri.
Menaxheri i saj Mitch Clem tha në një deklaratë se vdekja e saj ishte një “ditë e zymtë për Hollywood”.
Johns luajti përballë Dame Julie Andrews në muzikalin klasik të Disney-t të vitit 1964, Mary Poppins, i cili fitoi pesë Oscar.
Menaxheri i saj prej 25 vitesh, Clem tha se “drita e saj shkëlqeu shumë për 100 vjet”.
“Glynis ishte një grua e zgjuar dhe i dashuronte perfomancat e saj, duke ndikuar në miliona jetë. Sot është një ditë e zymtë për Hollywood-in. Jo vetëm që vajtojmë vdekjen e Glynisit tonë të dashur, por vajtojmë edhe fundin e epokës së artë të Hollivudit”, tha ai gjatë homazheve.
Ajo gjithashtu fitoi një çmim Tony në 1973 për interpretimin e Desiree Armfeldt në muzikalin e Stephen Sondheim në Broadway A Little Night Music, në të cilin ajo këndoi Send In The Clowns. Sondheim e shkroi këngën posaçërisht për Johns për ta kënduar, megjithatë ajo e humbi pjesën ndaj Elizabeth Taylor në versionin filmik të vitit 1977.
“Unë gjithmonë kam thënë se Send In The Clowns ishte dhurata më e mirë që më është bërë ndonjëherë”, tha ajo për agjencinë e lajmeve AP.
Lini një Përgjigje