
Moderatorja e njohur Dojna Mema, i është përgjigjur kritikave për deklaratat e saj të fundit në emisionin ‘Oxygen’, për të cilat ajo thotë se po shfrytëzohen për të marrë vëmendje.
Ajo shkruan se fraza është nxjerrë nga konteksti, por sipas saj njerëzit nuk janë budallenj për të mos e kuptuar.
“Përshëndetje të gjithëve një vit i mbarë, kjo story shkon në veçanti si një falenderim për të gjithë njerëzit që kanë marrë kohë nga koha e tyre, për të më ndjekur, për të më shkruar, për të më vlerësuar dhe realisht ma keni mbushur zemrën plot. Edhe mirë se erdhët të gjithë ju që jeni të rinj të komunitetin tim të Instagramit. Përsa i përket atyre që flasin, lartë e poshtë për hir të të folurit se do marrin pak vëmendje dhe kjo punë është e vjetër sa bota, të vazhdojnë, ta bëjnë. Fatmirësisht unë jam një personazh jam rritur në televizion që nga mosha 21 vjeçare kam qenë në tv çdo gjë është publike, çdo gjë është lehtësisht e vërtetueshme ndaj vazhdoni nxirrni foto, mesazhe, video, fraza nga konteksti televiziv dhe i show-t dhe përdorini si të keni qejf se njerëzit nuk janë budallenj”, tha Dojna në një postim në Instagram.
View this post on Instagram
Kujtojmë se këtë deklaratë nuk e ka pritur mirë ish-banorja e ‘Big Brother’ Rike Roçi, e cila ka shpërthyer në një koment ndaj Dojnës.
“Harroj kjo që çuni babit … i vente 500 euro në ballë dhe iu bënin sytë me zemra kësaj …I urrej vajzat që bëjnë si moraliste dhe pastaj nga mbrapa janë më keq”, komentoi Rike në videon e postuar.
Ndërsa Fjorda Llukmani u shpreh se nuk i pëlqen më imazhi i dikujt që flet me fjalë të mëdha për moralin. Ajo shkruan se Dojna “shet” fëmijën e saj për reklama dhe në emisionin që ajo drejton luajnë me njerëzit për sa më shumë klikime.
Lini një Përgjigje