
Në Top Albania Radio po vijon transmetimi i ‘Big Brother Live nga Shtëpia’, që do t’ju bëjë shoqëri deri në 18:00, një emision radiofonik nga shtëpia më e famshme në vend. Personazhet më të komentuar rivihen në rolet e prezantuesve e të ftuarve, me plot të papritura dhe emocione.
E pyetur nga Juli se cila nga vajzat e shtëpisë është më inteligjente, përveç Eglës, Heidi u përgjigj:
Heidi: Inteligjenca e ka lënë këtë shtëpi. Shyqyr që kemi Eglën. Ka ikur. S’ka inteligjencë më.
Juli: S’ka ardhur fare domethënë?
Heidi: Nuk është se nuk ka ardhur. Në këtë moment në shtëpi goca inteligjente…Veten nuk e fus, nuk e kam atë. Shyqyr që kemi Eglën që e rrit.
Egla: Faleminderit për konsideratën, por nuk e quaj veten inteligjente.
Juli: Edhe unë thashë ‘përveç Eglës’ se e dija që do të thoje Eglën.
Më tej, Heidi shtoi: Inteligjenca është gjë shumë e rrallë. Të kesh njerëz dhelpra ka ndryshim. Djallëzi ka shumë. Të jesh dinak dhe i djallëzuar dhe të të shkojë mendja, aty ka shumë. Por inteligjenca është gjë tjetër. Komplet gjë tjetër. Mua duhet të më thuash inteligjente, jo dinake. Dinake është ofendim.
Lini një Përgjigje