TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle19 Korrik 2023, 10:55

Gjykata e Bukureshtit merr tjetër vendim për Andrew Tate

Shkruar nga Pamfleti

Gjykata e Bukureshtit merr tjetër vendim për Andrew Tate

Andrew Tate do të jetë në arrest shtëpie edhe për 30 ditë të tjera. Kështu ka vendosur dje (18 korrik) gjykata e Bukureshtit.

Tate akuzohet për përdhunim, trafikim dhe për krijimin e një grupi kriminal me qëllim për të shfrytëzuar seksualisht gratë.

Vendimi i Gjykatës së Bukureshtit vjen një muaj pasi prokurorët ngritën aktakuzë ndaj Tate-s, vëllait të tij dhe dy grave të tjera të përfshira.

Tate dhe të tjerët i kanë mohuar të gjitha akuzat.

Në padinë e dorëzuar në gjykatën në Bukuresht, është thënë se katër të pandehurit kanë formuar një grup për krim të organizuar në 2021 për të kryer trafikim të qenieve njerëzore në Rumani edhe në shtetet e tjera.

andrew tate arret shtepie

Lini një Përgjigje