TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle19 Korrik 2023, 09:23

Së shpejti bashkëpunim, Luizi ndan foton me reperin e njohur

Shkruar nga Pamfleti

Së shpejti bashkëpunim, Luizi ndan foton me reperin e njohur

Është konfirmuar bashkëpunimi mes artistëve Luiz Ejllit dhe Getoar Selimit. Artisti shkodran në një nga koncertet njoftoi se po vjen në duet me reperin nga Kosova, ndonëse e ka përmendur shpesh edhe gjatë kohës sa ishte në “Big Brother VIP Albania 2”.

Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother së fundmi ka shpërndarë një fotografi me Ghetto Geasy-n, ndërsa shfaqen bashkë nga një makinë. Duket se ata tani kanë nisur edhe me xhirimet e klipit dhe se ky duet do të vijë së shpejti.

“Nuk e merrni me mend se çfarë do bëhet”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë postimit.

Së shpejti bashkëpunim, Luizi ndan foton me reperin e njohur

Krahas Getoarit, Luizi ka zbuluar se do të vijë edhe me disa bashkëpunime tjera.

luiz ejlli getoar selimi bashkepunim

Lini një Përgjigje