TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle18 Korrik 2023, 20:28

Thumb për Encën? Keisi Medini: Nuk do martohesha me një burrë me ngjyrë, s'mund të përzihen racat

Shkruar nga Pamfleti

Thumb për Encën? Keisi Medini: Nuk do martohesha me një

Këngëtarja dhe ish-banorja e “Big Brother Vip 2” Keisi Medini rrëfeu se nuk do të martohej kurrë me një djalë me ngjyrë, edhe pse nuk ka asnjë paragjykim për ta.

“Këtë s’besoj ta kisha bërë, jo se jam raciste, por nuk më pëlqen që t’i përziej racat si i thonë. Nuk kam gjë kundër tyre, por s’do më pëlqente që unë të jem e bardhë e burri im i zi. Ndoshta dhe do ndihesha në siklet”, tha ajo.

Kujtojmë se, Keisi Medini është pjesë e "Kepi i Vip-ave", e cila në episodin e djeshëm ka shpërthyer në lot. Kjo pasi pa disa skena të afërta midis Kristit dhe Erisës, konkurentes së “Kepit të Vip-ave”.

Pas kësaj ajo bisedoi me Erisën dhe i tregoi se ato skena janë shumë të shëmtuara të bëhen në sy të saj dhe se nuk mund të justifikohej “se ishte e pirë”.

keisi medini kengetarja

Lini një Përgjigje