
Reperi i njohur Stresi ka zbuluar se është duke u njohur me dikë. Mesa duket ai ka lënë pas historinë e dashurisë me Kejsin, për të cilën edhe u fut brenda “Big Brother vip Kosova”, duke i kërkuar një shans të dytë.
Mirëpo ai ka zbuluar se është i fokusuar te njohja me vajzën e re që mesa shihet i ka marrë të gjithë vëmendjen.
”Jam duke u njohur me dikë dhe normal jam i fokusuar tek dikush tjetër”, shkruan ai në “Instastory”, pasi u pyet se pse kohët e fundit kishte ndryshuar.

Siç duket Stresi nuk është më një djalë “bad boy”. Dashuria bën çudira thonë e ashtu po vepron për reperin duke bërë që të heqë dorë nga jeta e mëparshme dhe duke u bërë “djalë serioz”.
Lini një Përgjigje