
Pas disa kohësh mungesë, Don Phenom është rikthyer në vëmendje të publikut në një intervistë për emisionin “Lancio” në Top Albania Radio.
Lidhur me planet e tij muzikore, ai u shpreh se do të dalë një videoklip tjetër, sipas tij, një super bashkëpunim.
Dy fjalë kishte edhe për Luizin, duke thënë: Luizi është tipik shkodran me batutat e veta. Në çdo lagje i kemi të paktën 5 Luiza. Është vetë qyteti…
Reperi nuk e hodhi poshtë mundësinë edhe të një bashkëpunimi më patriotin e tij: Të shohim… You never know.
Në lidhje me Unikkatilin dhe Noizy-n, Don Phenom tregoi: Me Unikkatil kemi disa këngë që do dalin. Janë dy këngë që do dalin shumë shpejt. Zakonisht Viktori nuk i bën me klipe, por me lyrics.
Po me Noizyn? A do të kishte një pajtim mes tyre?!
Kemi koncerte gjigante me Unikkatil nuk kam qejf të bëhem pjesë e stafit, nuk është diçka që e mendoj… Muzika është pak si politikë. Ndonjëherë dhe politikanët mblidhen, nuk jam kundër ideve ose konkluzioneve që bëjnë njerëzit. Thjesht nuk është diçka që e kam menduar vetë.
Në fund ai e mbylli intervistën duke folur për ndjesitë e tij si baba tashmë: Është kënaqësia më e madhe për të qenë prind, dashuria e prindit për fëmijën nuk përshkruhet. Familjen e vlerësoj më shumë se çdo arritje tjetër. Muzika është nga inspirimi dhe gjërat që shohim, që jetojmë, që na inspirojnë.
Lini një Përgjigje