
Në dashuri këtë të mërkurë do keni energji pozitive që në nisje të ditës. Idetë do shoqërohen me veprime, duke ju lejuar të bëni lëvizjet e duhura, sidomos në jetën në çift. Dialogu me njeriun e zemrës do jetë i rrjedhshëm, mund të flisni hapur për ndjenjat tuaja pa u frikësuar. Do ndiheni të dashuruar nga pala tjetër dhe mirëkuptoheni e ky me siguri është momenti ideal për të bërë projekte konkrete.
Nëse jeni single, një takim i papritur mund të kthehet në diçka të paharrueshme. Jeni një beqar/e shumë i/e kërkuar dhe për këtë nuk ka dyshim. Nëse keni lindur në dhjetë ditëshin e dytë, do përjetoni një mbrëmje intriguese dhe imazhi juaj joshës do lërë shenjë tek të tjerët.
Në punë gjithçka duket se shkon për mrekulli. Përfitoni nga kontaktet tuaja për të zhvilluar të ardhmen.
Lini një Përgjigje