
Gazetarja e njohur e “Sportmediaset”, Marialuisa Jakobelli ka postuar disa foto sensuale nga Ischia, në një varkë.
Ajo ndan me fansat lajmin se ka marrë çmimin e “Talenti i Gazetarisë 2023”. Në postimin e bërë, Jakobelli shkruan ndër të tjera: “Faleminderit”.

Fotot e moderatores italiane janë pëlqyer pafund, teksa ka marrë dhe shumë komente pozitive.
Sa i takon jetës personale, emri i Marialuisa Jakobellit lidhet shpehherë me shumë futbollistë të njohur. Gjithashtu, para një vit, bëri një rrëfim për mikrofonët e “Corriere della Sera”, ku shprehej se ka patur një histori të hidhur me një djalë dhe se ky i fundit përdorte dikur edhe dhunë ndaj saj.
Gjithçka duket se ka kaluar dhe Jakobelli po bën një karrierë në gazetari. E kaluara mbetet e kaluar, apo jo?!

Lini një Përgjigje